Skena të frikshme janë regjistruar në mes të ditës në qytetin Italian të Kaljarit.
Një sherr masiv është regjistruar në sheshin Carmine dhe është ndjekur nga kalimtarët e shumtë, mes të cilëve edhe fëmijë të vegjël.
Në sherr kanë mbetur të përfshirë italianë dhe emigrantë të huaj.
Qytetarët ankohen prej kohësh prej degadimit që ka pësuar zona e tyre për shkak të grindjeve të tilla që janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.





