Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i një person tjetër së bashku me tre persona të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:03, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar së bashku me tre persona tjerë të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjeksorë në QKUK. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.