Një sherr ka ndodhur në spitalin “Nënë Terez në Tiranë. Mësohet se dy persona kanë goditur me grushta dy të tjerë për motive të dobëta.
Si pasojë, ata kanë rënë në prangat e policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan dy 34-vjeçarë, pasi për motive të dobëta, në spitalin “Nënë Tereza”, kanë goditur me grushte dy shtetas, njoftoi policia.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.