Një përshkallëzim i mundshëm i sherrit mes 4 personave në Kukës është parandaluar nga policia mesditën e së shtunës.

Në ambientet e jashtme të një lokali, 4 persona, të afërm me njëri tjetrin janë konfliktuar me shufra hekuri për motive të dobëta.

I plagosur pas konfliktit mbeti 41 vjeçari A.B i cili për shkak të dëmtimeve që mori pas goditjeve me shufër hekuri po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Për pasojë u arrestuan në flagrancë E. S., 22 vjeç dhe A. B., 41 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht shtetasit N. B., 50 vjeç dhe B. B., 35 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.

Policia po vijon hetimet për vënien para përgjegjësisë penale të personit përgjegjës për sherrin.