Dy net më parë është festuar ditëlindja e një prej politikanëve dhe biznesmenëve më të njohur në Kosovë, Behxhet Pacolli, me një koncert të padëgjuar më parë në vilën e tij luksoze.

Lista e këngëtarëve që performuan në këtë koncert është e gjatë dhe përfshin emra si Fisnikët, Gold AG, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, KAOS, Elita 5, Dafina Zeqiri dhe Ledri.

Por jo gjithçka ka shkuar vaj. “Blitz,al” shkruan se midis Dafinës dhe Ledrit ka ndodhur një sherr, shkaku i të cilit ishte fakti se dy artistët kërkonin ta mbyllnin vetë koncertin.

“Sherri mes tyre ishte me tone aq të larta e të ashpra, sa për një moment menduam se do rriheshin”, ka thënë një burim i brendshëm për “Blitz.al”.

Ish-çifti gjeti mënyrën për t’u qetësuar dhe si përfundim, ajo që e mbylli koncertin ishte Dafina.

Sipas mediave kosovare, Dafina ishte edhe më e paguara në festën e organizuar nga politikani kosovar.