Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri mes disa persona në një berberhane në Vlorë.

Mësohet se konflikti ka ndodhur mes disa të rinjëve, ndërsa të lënduar kanë mbetur dy të mitur të moshave 17 dhe 15 vjeç.

Ata janë transportuar për në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen, Policia e Vlorës ka shoqëruar 9 persona.