16 dhjetor 2013 – Sherr mes dy punëtorëve në një galeri ku po punohet për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Fan, ka shkaktuar plagosjen e një 52 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një galeri miniere në Qafë Mollë, në Mirditë, ku si pasojë e goditjeve me mjete të forta është plagosur në kokë 52 vjeçari Mustafa Neziri. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka ndaluar autorin e plagosjes, shtetasin turk Aliriza Duran, 37 vjeç, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të sherrit.
Sherr në galeri, plagoset me mjete të forta punëtori
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





