Një sherr me dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Dy persona të moshës 35 dhe 40 vjeç janë konfliktuar dhe janë dëmtuar të dy.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç.

Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.