Një nxënës ka mbetur i plagosur pas një sherri në klasë me një shokun e tij.

Incidenti është regjistruar në shkollën 9-vjeçare “Pinellopi Pirro”, në Fier, gjatë 5-minutëshit pushim, pas një grindjeje për motive të dobëta mes dy shokëve të klasës Vlll C.

Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur R.T., ndërsa autori është shtetasi F.D., i cili e ka goditur me stilolaps në shpatull nxënësin tjetër.

I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal Fier ku po merr mjekim, ndërsa autori është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet.