Disa të rinj janë përleshur me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.00 në Sauk. Shkak për sherrin mes dy grupeve, që kishin rivalitet mes tyre, është bërë prenotimi i tavolinave në zonën VIP të lokalit të natës, "Aera Club", ku performonte Noizy.
Ata kanë qëlluar me armë nga 4 makina të ndryshme, në drejtim të njëri –tjetrit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të rinjve që qëlluan me armë. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete, ndërsa policia shoqëroi dy truprojat, P. G dhe E. D, si persona që kanë dijeni për ngjarjen.





