Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me sherrin fizik mes vëllezërve Bushkgjokaj dhe Petrit Hoxhën, të akuzuar për vrasjen e Renis Gjokën. Incidenti ndodhi në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Bëhet me dije se gjatë seancës vëllezërit Bushgjokaj kanë dhunuar Petrit Çakrin alias Hoxhën me dyshimet se ky i fundit i ka spiunuar dhe shpifur për ta.

Sherri ka nisur pasi seanca kishte filluar dhe vëllezrit Bushgjoka kanë qëlluar me grushta dhe përplasur për muri Petrit Hoxhën alias Cakraj.

Të dëmtuar kanë mbetur edhe tre efektivë të togës së shoqërimit të burgjeve për shkak të përplasjes.