Një 21-vjeçar, punonjës i një “Fast Food-i” në Izmir të Turqisë humbi jetën në spital mbrëmjen e djeshme, pasi u godit disa herë më thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ai u dërgua urgjent atje prej kolegëve, por për fat të keq nuk mundi t’ia dalë.

Sipas “Milliyet“, pas ngjarjes, policia zbuloi se i riu ishte goditur me thika nga një klient pas sherrit të nisur brenda biznesit. Kolegët thanë se gjithçka nisi kur klienti kërkoi kunja dhëmbësh. Për arsye të paqarta pikërisht kjo kërkesë nisi gjithçka mes tyre duke çuar në vrasjen e 21-vjeçarit me thika nga klienti.