Detaje të reja në mësuar nga sherri mes disa vajzave në kompleksin Delijorgji në Tiranë. U raportua se e gjitha ka nisur pas një përplasje mes vajzave në Vorë, ku dy motrat Xhemile dhe Esma Verlaku shkuan për të bërë denoncimin në Komisariat, por në moment të fundit kanë ndryshuar mendje.
Por motrat Verlaku, nuk e kanë mbyllur me kaq sherrin, pasi kanë shkuar për t’u takuar me Kasandra Canin.

Pasi janë përplasur fizikisht, derisa në një moment Kasandra Cani ka qëlluar me thikë motrat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes, Cani e njohur për postimet provokuese në rrjetet sociale, u vendos në pranga nga uniformat blu pasi akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”.
Ndërsa dy motrat Vërlaku, po procedohen në gjendje të lirë, por sërish mbi to rëndojnë veprat penale: dëmtime me dashje dhe dhunim i banesës.
Mësohet se njëra prej tyre ka pasur një thikë dhe ka qëlluar Canin, ndërsa motra tjetër është futur për ti ndarë. Por po ashtu, edhe Cani ka marrë një thikë dhe ka qëlluar njërën prej vajzave, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin e saj, policia e Tiranës tha se motrat Verlaku u paraqitën në polici për të bërë denoncim në orën 02.34, por pritën vetëm 4 minuta dhe u larguan nga mjediset e komisariatit.