Sot në fshatin Vidishiç të Mitrovicës është shfaqur një gjarpër shumë i rrallë.

Në foton e publikuar nga “Jepi zë”, shihet gjarpri i familjes Vipera, që konsiderohet më helmuesi në Evropë.

Sipas të dhënave ky gjarpër është mjaft helmues dhe zakonisht shfaqet në kohëra të nxehta për shkak të kamuflimit të tij nëpër gurë.

Gjarpri Vipera nuk sulmon asnjëherë kur sheh njerëzit, kafshimet ndodhin zakonisht kur qytetari mund ta shkelë.