Shumë pak ndoshta e dinë që 5 nga figurat më të njohura të ekranit sot, kanë konkurruar kundër njëra-tjetrës në spektaklin Miss Albania 2001 nën produksionin e Vera Grabockës dhe Ardit Gjebreas.
Liberta Spahiu, Anjeza Maja, Albana Osmani, Drenusha Latifi dhe Anxhela Peristeri hynë për të marrë kurorën e miss-it me vete në shtëpi, por nuk arritën të kualifikoheshin as në 5-çe. Kurorën e fitoi Anisa Kospiri, ndërsa këto vajza nuk humbën asgjë, përkundrazi, sot janë ndër më të njohurat e showbizit. /Anabel/





