Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, pasi shiste kokainë.  Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte L. B., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndë të dyshuar kokainë, të ndarë në 4 doza gati për shitje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi L.B., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza që i shiste më pas, në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.

“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në zbatim të planit operacional “Tempulli 2”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin e koduar “Take the moment””, thuhet nw njoftimin e policisw.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.