Policia financiare italiane e qytetit të Leçes ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm 19 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të një organizate italo-shqiptare që merrej me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës.

Gjatë arrestimeve, policia ka sekuestruar drogë, si dhe armë të tipit kallashnikov e municione.

Arrestimet e 19 personave janë ekzekutuar me urdhër të prokurorit të sektorit të antimafias së Prokurorisë së Leces Guglielmo Cataldi.

Në vijim pritet që mediat italiane të zbardhin më shumë rreth këtij operacioni si dhe identitet e të arrestuarve.