Policia financiare italiane e qytetit të Leçes ka shkatërruar një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës duke ekzekutuar mëngjesin e sotëm 19 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të saj.
Mediat italiane kanë publikuar edhe emrat e të arrestuarve, në mesin e të cilëve janë edhe 10 shqiptarë.
Ata janë:
- Ervin Gervaj, 35 vjeç, shqiptar
- Marenglen Halka, 35 vjeç, shqiptar
- Marjus Halka, 32 vjeç, shqiptar
- Hendri Kapllani, 29 vjeç, shqiptar
- Avelino Ndou, 26 vjeç, shqiptar
- Dario Proka, 26 vjeç, shqiptar
- Viktor Shaholli, 32 vjeç, shqiptar
- Dori Tole, 25 vjeç, shqiptar
- Pilo Zanaj, 34 vjeç, shqiptar
- Ermal Resulaj, 26 vjeç, shqiptar
- Davide Giovine, 38 vjeç, italian
- Alessio Bellanova, 34 vjeç, italian
- Tommaso Danese, 40 vjeç, italian
- Cristian Luigi Giannone, 41 vjeç, polic italian
- Gianluca Lorè, 33 vjeç, italian
- Giuseppino Mero, 52 vjeç, italian
- Christian Montanaro, 28 vjeç, italian
- Alessandro Quarta, 33 vjeç, italian
- Alessandro Scalinci, 32 vjeç, italian
Policia e Leçes ka sekuestruar gjithashtu edhe 14 kg heroinë, 136 kg marijuanë, 1 kg kokainë, si dhe armë të tipit kallashnikov e municione.
Arrestimet e 19 personave janë ekzekutuar me urdhër të prokurorit të sektorit të Antimafias së Prokurorisë së Leçes, Guglielmo Cataldi.





