Nga Roger Mac Ginty*

Prindërit e mi kanë qenë diplomatë të shkëlqyer. Ata nuk kanë ndjekur ndonjë akademi elitare të trajnimit diplomatik. As nuk kanë punuar në ndonjë ambasadë ose kryeqytet diplomatik. Përkundrazi, ata kanë qenë prindër të zakonshëm duke bërë një jetë dhe duke rritur fëmijët në Irlandën Veriore gjatë luftës civile ndërmjet viteve 1970-1980. Sikurse qindra mijëra njerëz të tjerë në shoqëri thellësisht të ndara, ata përdornin mendimin praktik dhe taktika të zakonshme për të mbajtur vetveten dhe familjen e tyre jashtë rrezikut.

Ndoshta u kushtojmë shumë vëmendje ‘ekspertëve’ të zgjedhjes së konflikteve dhe nënçmojmë diplomacinë e përditshme që e bëjnë individët dhe grupet. Disa guru të mirënjohur ndërkombëtarisht të zgjidhjes së konflikteve kanë përvetësuar diçka të ngjashme me ndjekjen e kulteve. Por, qytetaria e përditshme në rrugë dhe vende pune shpesh është nënvlerësuar dhe zvogëluar. Kur njerëzit e përdorin shprehjen ‘njerëz të zakonshëm’, shpesh mendojë, ‘jo, njerëzit janë të jashtëzakonshëm’. Kjo shkathtësi e jashtëzakonshme mund të vërehet në mekanizmat mbijetues që njerëzit i përdorin në baza ditore për të qëndruar të sigurt në shoqëritë thellësisht të ndara.

Nuk dua të romantizojë të gjitha gjërat lokale dhe indigjene. Individët dhe bashkësitë janë në gjendje të kryejnë të gjitha llojet e dhunës dhe shkatërrimit. Por ata janë po ashtu në gjendje të tolerojnë dhe bashkekzistojnë. Ata janë në gjendje të ndërmarrin veprime pragmatike që ju mundësojnë shoqërive evitimin e përfshirjes në luftë. Natyrisht, nganjëherë lufta mund të ndodhë, por zakonisht është përjashtim se sa rregulla.

Nëse i vështrojmë shoqëritë e prekura nga ndarjet fetare apo etnike, lufta është zakonisht një ndodhi që ndodh njëherë në gjeneratë ose fenomen i stërzgjatur. Një skenar i mundshëm është për shoqërinë ti evitoj tensionet jo shumë thellë nga sipërfaqja. Ky ka qenë sigurisht rasti në Irlandë Veriore, Lebanon, dhe Jugosllavi dhe shume vende tjera përgjatë historisë së tyre. Këto shpesh ishin shoqëri jofunksionale të fundosura në diskriminim, por ato përmbanin bashkëjetesë dhe tolerancë në marrëdhëniet ndërpersonale, dhe në nivel të fshatit dhe rrethit.

Fqinjët dhe kolegët e punës përdornin njëmendësi dhe taktika për të naviguar udhët përgjatë jetës. Kjo kërkonte shkathtësi të konsiderueshme. Kërkohej ta mbaje gjuhën mbyllur dhe të gjesh forma të tjera të shprehjes. Kërkohej një buzëqeshje e zbehtë dhe një përtypje e thellë. Në Irlandë Veriore njerëzit më parë flisnin me të panjohurit mbi gjendjen e motit sesa të rrezikonin të preknin tema të ndjeshme siç është politika. Ne kemi një shprehje: ‘Çfarëdo që thuash, thuaj asgjë’. Me fjalë të tjera, fol sa mund të flasësh me të panjohurit ose njerëzit nga bashkësitë tjera por mos fol për politikë apo për shpërthimin e fundit të dhunës.

Njerëzit në shoqëritë thellësisht të ndara përfshihen në akte fshehëse, një gjë thonë nën shoqërinë e bashkë-fetarëve dhe një gjë tjetër nën shoqërinë e njerëzve të feve tjera. Në një mënyrë, kjo mund të shihet si dyfytyrësi ose pandershmëri. Mirëpo nëse gënjehet, është një gënjim i detyruar shoqëror, për shkak se është gënjim reciprok. Secili përfshihet në këtë ‘teatër’ për të ruajtur paqen. Dhe nëse të gjithë jemi të vetëdijshëm për gënjeshtrën, a është me të vërtet një gënjeshtër?

Në fakt, unë e shoh këtë fshehje si një shkathtësi të mrekullueshme njerëzore. Është pjesë e ngjitësit që e mban shoqërinë bashkë. Ne të gjithë përfshihemi në këtë diplomaci të përditshme për të orientuar shtigjet tona të jetës. Kjo tregon se si individët dhe bashkësitë mund të jenë thellësisht fleksibil, veçanërisht në nivel të marrëdhënieve ndërpersonale.

Në disa raste, natyrisht, kjo zgjuarsi njerëzore nuk ka qenë e mjaftueshme për t`i mbajtur shoqëritë së bashku. Presionet e njerëzve për t’u ndarë në grupet e veta etnike mund të kenë ndikim me të gjerë. Në fakt, mund të bëhen të rrezikshme ose të pamundshme për të treguar qytetari për ‘anën tjetër’.

Mirëpo, ende për një periudhë të gjerë të historisë së tyre, njerëzit nga grupet e ndryshme etnike apo fetare në vendet si Qipro, Gjeorgjia, ose Shri- Lanka ja arritën të jetojnë me njëri-tjetrin. Kjo bashkë-ekzistencë ishte larg nga e përkryera. Por ajo ju mundësonte individëve dhe bashkësive të përparonin dhe të rrisnin mbjelljet e tyre, dërgonin fëmijët në shkollë, dhe gjithë detyrat tjera që përbëjnë jetën e tyre të përditshme. Shumë nga këto bashkësi e shikuan martesën ndër grupore, ndarjen e veglave dhe punëve bujqësore, dhe aktiviteteve kulturore ndërgrupore si të nevojshme. Kjo nuk kishte të bënte me një paqe fantazmë duke përfshirë pëllumba dhe hipikë. Përkundrazi, ishte një paqe e përditshme bazuar në tolerancë të ndërsjellë. Ishte zhvilluar ngadalshëm, shpejt për t gëlltitur, dhe thellësisht lokale. Bazohej në reciprocitet dhe në përvojë të përditshme se sa në ndonjë studim shkencor ose këshillë për ‘tu bërë të mirë’ nga zgjedhësit e jashtëm të konfliktit.

Shumë studime akademike dhe politike kanë qenë të nxitura të nënçmojnë dëshmitë nga gjeneratat e kaluara dhe si ata ja kanë dalë të zvarriten me vetëm aq tolerance sa për të mundësuar bashkekzistencën. Çfarë ju ka vënë kapak gjrave në Irlandën Veriore në vitet  1950 ose Liban në vitet e 1960? Çfarë i mbronte këto shoqëri të mos binin në humnerë? Gjersa ne nuk shpresojmë të krijojmë sërish këto shoqëri sikurse të ishin në ndonjë laborator, një agjendë e përdorshme kërkimi do të ishte të bëhej përpjekje për të zbuluar çfarë i ndihmonte brezave të hershëm mbajtjen e paqes.

Shumica e paqes së përditshme është shumë e lokalizuar, dhe ndoshta funksionon më së miri në zona rural ose në enklava të vogla urbane. Mund të kritikohet për pranimin e bashkekzistencës sesa një paqe më kuptimplote. Por nganjëherë kjo paqe negative është krejt çfarë mundësojnë rrethanat. Mund të kritikohet po ashtu se është vetjake: njerëzit përfshihen në strategji të paqes të përditshme për të siguruar mbijetesën e tyre. Por shumë nga këto aktivitete janë të ndërsjella dhe reciproke dhe mund të shtrihen përgjatë kufijve etnik apo fetar. Ruajtja e vetvetes dhe një grupi mund të bëhet ruajtje e ndërsjellë.

Individët dhe bashkësitë mund të sjellin paqe sesa veprimet nga liderët politikë dhe institucionet. Në fakt, spastrimi etnik dhe muret e gjata shpesh lënë të kuptojnë se mundësitë për komunikim ndër-grupor janë të ngushta – siç është rasti në Gjeorgji ose ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve. Por diplomacia e përditshme mund të bëjë jetën më të rehatshme. Mund po ashtu të jetë hapi i parë në një rrugëtim kuptimplotë në të cilin bashkekzistenca dhe toleranca mund të çojnë në diçka shumë më të veçantë dhe të qëndrueshme. Këto shkathtësi nuk mësohen nëpër akademi diplomatike. Përkundrazi, ato mbahen nga të ashtuquajturit njerëz të ‘rëndomtë’.

* Autori është profesor i studimeve të paqes dhe konfliktit në Universitetin Manchester. Ai është anëtar i Bordit të Institutit Kosovar të Paqes. Ky shkrim është shkruar enkas për “Kohën Ditore”, Prishtinë)