Policia e Shtetit në Shkodër ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, i cili kishte goditur nje efektiv të sajin gjatë kryerjes së detyrës. Në pranga ka rënë shtetasi G. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi akuzohet për veprën penale "goditje për shkak të detyrës", sepse me datë 12.03.2016, në lagjen "Salo Halili", në Shkodër, ka goditur dhe fyer me fjalë efektivin e Komisariatit të Policisë së Shtetit në Shkodër. Kapja e këtij shtetasi u bë gjatë paradites së sotme, në lagjen "Salo Halili", në Shkodër, në afërsi të banesës tij.
Shkodër, goditi efektivin e Policisë së Shtetit, arrestohet
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Digjitalizimi i shërbimeve për biznesin, QKB dhe InfoCamere bashkojnë ekspertizën shqiptare dhe italiane për zhvillimin e infrastrukturës teknologjike
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë, 8 të arrestuar, mes tyre dhe “Gjenerali” Gert Gjinarari
Durrës/ Operacioni “Pikat”, arrestohet 21-vjeçari me rreth 300 doza heroinë dhe kokainë
“Paga bruto e një magjistari”/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste: Mos e bëni kaq të madhe, është laps





