Edmond Ramollari, 67 vjeç vdiq si pasojë e asfiksisë mbrëmjen e sotme.

Viktima është baba i 4 fëmijëve, që ndodhen në Greqi.

Ramollari jetonte i vetëm në lagjen nr.7, por ngjarja ka ndodhur në banesën e një fqinji, ku ky ka hyrë për t’u ngrohur.

Në momentin e zjarrit fqinji nuk ndodhej në shtëpi, por në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe: