Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Patok-Laç”. Një 65-vjeçar i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka përplasur me makinë një tjetër person i cili ishte me biçikletë.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 63-vjeçar me inicialet P. K. Policia ka arrestuar shoferin e mjetit dhe rezultoi se po drejtonte në gjendje të dehur. 63-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihnmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetëore.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. G., 65 vjeç, banues në Laç, pasi në aksin rrugor “Patok-Laç”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. K., 63 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë,” thuhet në njoftimin e policisë.