Aleanca kundër importit të plehrave të mbështetur nga qytetarë të shumtë po proteston para Kuvendit kundër ligjit për importin e plehrave, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në seancën e sotme.

Lidhur me ligjin, LSI ka propozuar një amendament ku i jep akses shoqërisë civile të bëjë monitorimin në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve.

Megjithatë sërish shoqëria civile duket se është kundër rikthimit të këtij ligji. Ambientalisti Lavdosh Feruni tha se do të shkojnë drejt referendumit për këtë çështje.