Pavarësisht pandemisë e anulimit të koncerteve, vera 2020 ka rezervuar mjaft surpriza për sa i përket produksioneve të reja muzikore.

Shumë artistë kanë publikuar këngët e tyre dhe shumë të tjerë janë duke i përgatitur ato.

Edhe këngëtaret e mirënjohura, Soni Malaj dhe Tuna Sejdi, me sa duket do të sjellin një bashkëpunim.

Soni ka publikuar e para një foto bashkë me Tunën, ku bashkëngjitur shkruante: Partnerja ime në krim.

Më pas, Tuna ka publikuar ne Instastory një foto të Sonit dhe sipër saj shkruan: Si të rrish në distancë me këtë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e tyre për ndonjë produksion të ri muzikor, prandaj mbetet që të presim se çfarë do të sjellin këngëtaret në ditët në vijim.