Mëngjesin e sotëm në mediat rozë u përhap lajmi se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha do të bëhen prindër.

Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga këngëtarja, e cila ka theksuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se janë vetëm te pika e bardhë e penalltisë.

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do ta ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Ju uroj një fundjavë të bukur.”– shkruan këngëtarja në Instastory.