Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

"Kur besimi i saj prishet, s'ka kthim prapa", Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë ndarjen

16/04/2021 - 14:48

Artistja e famshme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen një ditë më parë. Ish-çifti bëri të ditur përmes një deklarate për "Today" se do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

"Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre."- është shprehur dyshja.

Përflitej se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tyre ishin dyshimet se Rodriguez e ka tradhëtuar këngëtaren me Madison LeCroy. Burime për "E! News" thanë se ylli i muzikës nuk ka qenë e lumtur kohët e fundit pasi besimi i saj ishte thyer pas thashethemeve për tradhti.

"Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur", tha burimi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori Liam Hemsworth është gati që të martohet me partneren e tij, modelen Gabriella Brooks.

Para 20 vjetësh, Bill Gates njoftoi se do të jepte dorëheqjen si CEO i kompanisë gjigande që ai themeloi me Paul Allen në 1975.

Muzika, jeta e natës dhe koncertet pësuan një goditje të fortë gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ylli i muzikës pop Bebe Rexha ka zbuluar se e konsideron seksualitetin e saj “fluid”, dhe në një intervistë të re me Gay Times botuar të

Regjisori Eduart Grishaj dhe moderatorja Arbana Osmani, një nga çiftet e pëlqyera nga publiku shqiptar sot festojnë ditën e lindjes.

Më 26 dhe 27 maj do të zhvillohen netët gjysmëfinale të festivalit "Kënga Magjike 2021", ndërsa finalja do të jetë më 29 maj.

Seriali “La Casa De Papel” është një ndër më të preferuarit dhe të suksesshmit kohët e fundit.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka promovuar albumin që do të dalë së shpejti, si dhe ka postuar disa foto k

Rita Ora guxon me stilin dhe ajo kurrë nuk ka pasur frikë ta tregojë këtë.