Si shumë personazhe të njohur edhe jeta në çift e Arkimed Lushës (Stresit), nuk është e panjohur.

Dihet se martesa e tij me Keisin është drejt fundit, pavarësisht pretendimeve të reperit se çifti po bën thjesht një pauzë të vogël, duke lënë të kuptohet se ka shpresë që gjërat do të rregullohen sërish.

Por i ftuar në “Shiko kush LUAN”, si pjesë e skuadrës blu, ai e pranoi se nuk ka pasur shumë fat në dashuri.

I pyetur se nëse ka më shumë fat në dashuri apo lotari, ai tha se ka në lotari. E në fakt duket se nuk gënjeu, pasi arriti të marrë 50 pikë kur hodhi zarin.

Përsa i përket marrëdhënies me Keisin, ndoshta Stresit do t’i duhet shumë më tepër sesa fat për ta ribërë për vete…