Një tjetër aktor i njohur ka treguar se është prekur nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për yllin e serialit, Game of Thrones, Kristofer Hivju, i cili përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se pas analizave të kryera ka rezultuar pozitiv.
“Më vjen keq të them, se unë kam rezultuar pozitiv për COVID-19. Unë dhe familja ime jemi izoluar në shtëpi për aq kohë sa është e nevojshme. Ne jemi në shëndet të mirë. Unë kam vetëm simptoma të buta të një të ftohti”.