Në shumë vende sot festohet Dita e Nënës. Duke përfituar nga ky rast, Eduart Grishaj na ka prezantuar me të ëmën, Diellën. Emri i saj zbuloi shumë për faktin pse ai dhe Arbana zgjodhën ta quajnë djalin e tyre Diell. Veç faktit që është emër shqiptar, emri i Diellit është frymëzuar edhe nga gjyshja e tij.

“Meqë qenka dita e nënës sot. Kjo është Diella, nëna ime kur ka qenë bloggere Instagrami në 1975-n”, – ka shkruar Eduarti me humor. “Imazhi i ‘Karamele Zana’, ‘Bukës së misrit’, ‘I ranxhatës’, ‘I sapunit 5 lekësh’ si dhe shumë markave të rrobave në vend.”

Djali i Arbanës dhe Eduartit erdhi në jetë në tetor të vitit që lamë pas. Emrin e bëri publik vetë Eduarti menjëherë pas lindjes, ku përkrah fotos së parë me të birin, shkroi: “Lindi Dielli”.