Reperi i njohur me origjinë shqiptare, Azet njoftoi se do të bëjë pak pushim nga muzika dhe fansat e tij nuk mbajnë dot lotët!

Përmes një postimi në Instagram reperi bën me dije se këtë periudhë pushimi po e merr për t’ju përkushtuar familjes.

"Unë bëj atë që duhet bërë për familjen. Kam bërë 10 vjet burg për familjen. Në atë kohë u bëmë të njohur në Gjermani. Para 15 vitesh takova Nash për herë të parë dhe filluam të krijonim muzikë së bashku, në bodrumin e tij. Në një moment tjetër erdhën vëllezërit e mi Zuna dhe Miami dhe që atëherë ne jetuam për muzikën. Unë jam tepër krenar për vëllezërit e mi dhe atë çka ata kanë bërë për mua. Ata janë familja ime. Do të bëj pushim nga rrjetet sociale. Do të kthehem përsëri, por nuk e di kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilat duhet të përkujdesem. Jo si Azet, por si Granit. Në instagram apo në turne , ju jeni gjithmonë të parët dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë.", shkruan ai.