Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagül Doğulu ditët e fundit dha lajmin se është larguar nga seriali “Vajza e ambasadorit”, për shkak të problemeve me shëndetin, pa specifikuar konkretisht sëmundjen.

Mësohet se aktorja 28-vjeçare, e cila humbi shumë peshë kohët e fundit, u dërgua me urgjencë në spital javën e kaluar dhe u diagnostikua me sindromën e zorrës së ìrrituar (koliti spastik).

Doktorët turq paralajmërojnë se gjendja e Neslihan është shumë serioze dhe se duhet të bëjë shumë kujdes me ushqimin, duke përjashtuar ato që përmbajnë gluten.

Stresi, lëndët ushqyese jo natyrale, pesticidet dhe ilaçe të ndryshme, kryesisht për dhimbjen e kokës, janë të dëmshme për shëndetin e saj.