Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se aktorja turke, Neslihan Atagul është shtruar me urgjencë në spital.

Sipas mediave turke aktorja vuante me sindromën e zorrës së irrituar (koliti spastik) dhe gjendja e saj shëndetësire nuk lejonte që ajo të vazhdonte serialin “Vajza e Ambasadorit”.

Nëpërmjet një InstaStory ka qenë Neslihani ajo e cila ka treguar mbi gjendjen e saj. Aktorja ka shpërndarë një video ku thotë se gjendja e saj është e mirë dhe nuk është ashtu si shkruhet në media.

“Përshëndetje! Siç mund ta shihni unë jam mirë. Së pari ju falenderoj për mesazhet tuaja të mbështetjes, për dëshirat e tuaja të, për vizitat, dhurata dhe lutjet tuaja. Jeni shumë të mirë, nuk më latë vetëm. Faleminderit shumë” – shprehet aktorja.