Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë vetëm gjashtë ditë më parë dhe ka një trup për tu pasur zili.

Aktorja nxorri vogëlushen e saj Emën për të bërë shëtitje dhe ndau me ndjekësit disa foto.

Por e gjithë vëmendja shkoi tek barku i saj, pasi Jonida duket sikur nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë.

Ajo mban veshur një bluze të shkurtër që i ekspozon barkun dhe duket në super formë.

“Uaaa barku petë”– i shkroi Olta Gixhari, e cila gjithashtu është në pritje të ëmbël.

“Çfarë trupi, marshalla. Ke qenë apo jo shtatzënë?”- shkruan një tjetër ndjekëse.

Ndërsa një tjetër shtoi: “E sigurt që ke lindur ti?”

Jonida ka kthyer trupin e saj në formë në kohë rekord.

Aktorja duket se po shfrytëzon ditët me diell për të dalë shëtitje me Emën, e cila është një bekim për Jonidën dhe partnerin e saj Besnik Krapin.

“Falemiderit Zot për këtë bekim,”– shkroi ajo në përshkrimin e fotove, ndërsa nuk i zbuloi fytyrën vajzës së saj.