Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin pas seancës maratonë që u zhvillua ditën e sotme në lidhje me marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal për Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët që akuzohen për disa vepra penale.
Në përfundim, GJKKO ka lënë të njëjtën masë ndaj Veliaj, arrest me burg, ndërsa për Ajola Xoxën e ka ndryshuar masën: nga arrest shtëpie, në detyrim paraqitje dy herë në muaj dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
Masa nuk ka ndryshuar edhe për bisnesmenin Elman Abule, i cili do të qëndrojë në qeli, kurse pesë biznesmenët e tjerë, me masën që kanë pasur: detyrim paraqitje.
Erion Veliaj do të transferohet nga Tirana drejt burgut ne qytetin e Durrësit ku pritet të qëndrojë gjatë kohës së zhvillimit të gjyqit ndaj tij.
Vendimi i plotë: