Personat që përfituan shpërblimet e fundvitit, mund të paraqiten që ditën e sotme në zyrat e Postës Shqiptare për të tërhequr paratë.

“Posta Shqiptare njofton të gjithë personat të cilët janë përfitues shpërblimit në masën 20 mijë lekë të vjetër, të përcaktuar në VKM nr.1083, datë 28.12.2015, të cilët marrin pension apo trajtim të veçantë financiar nga ISSH, se duke filluar nga data 29 dhjetor e në vazhdim, mund t’u drejtohen zyrave postare të pensioneve për të tërhequr shpërblimin.. për një shërbim më të shpejtë dhe efikas, zyrat postare të pensioneve do të jenë të hapura nga ora 07:30 deri në orën 20:00”, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare.

Në rast se një pjesë e përfituesve nuk do arrijnë ta marrin shpërblimin brenda këtyre 3 ditëve, ata nuk humbasin. Paratë mund të tërhiqen dhe pas datës 31 dhjetor.