Një shpërndarës picash me motor është përplasur me një makinë tip “Mercedez-Benz” këtë të shtunë, në qendër të qytetit të Gjirokastrës.

Aksidenti është regjistruar në lagjen “18 Shtatori” dhe bëhet fjalë për një person rreth 50 vjeç. Mësohet se ai ka humbur kontrollin e motorit si pasojë e temperaturave të larta dhe më pas i ka rënë të fikët.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. Pritet që ai të dërgohet në spitalin rajonal për marrjen e kujdesit të duhur shëndetësor.