Një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë dhe si pasojë ka humbur jetën 39- vjeçari Mladen Bulatoviq.

Sipas Vijesti, nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

“Në orën 11:35 kemi marrë njoftim se në objektin e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka persona të lënduar. Konstatuam se ka mbetur i vrarë MB (39) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe pesë të lënduar që po marrin kujdes në Qendrën Klinike”, tha policia.