Një bombol gazi ka shpërthyer në një karburant në hyrje të Ksamilit dhe për pasojë është lënduar një 28-vjeçar.

Sipas policisë, shpërthimi dyshohet se ndodhi nga pakujdesia.

“Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjëhershëm i zjarrit.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.