FIER, 3 maj 2013-Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnje.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Vajkan.
Të dëmtuar nga flakët kanë mbetur një çift bashkëshortësh, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Sipas burimeve të policisë mendohet se makina ka shpërthyer dhe është djegur plotësisht.
Në vendin ku ka shpërthyer mjeti është bërë edhe një gropë në rrugë, ndërsa vetë makina është zhvendosur reth 500 metra, e më pas është djegur.
Të plagosurit janë identifikuar si Sulejman dhe Alie Sula, 60 dhe 51-vjeç, të cilët mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetim.
Nga hetimet e para të policë, dyshohet për një shpërthim të qëllimshëm.
Në mjetin e bashkëshortëve është vënë ekzploziv për hakmarrje, siç dyshon policia.
Kjo pasi vëllai i Sulejmanit ka kryer një vrasje kohë më parë.
Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.





