Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së Muhamet Dukës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Lënda plasëse u vendos në derën e banesës së 65-vjeçarit që gjendet në katin e katërt të një pallati. Policia ka informuar se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Banesa është në pronësi të babait të Leonard Dukës. Kujtojmë që ky i fundit u vu në pranga në muajin shkurt në Belgjikë pasi kërkohej për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019.