Ishte ora 06 e 30 e mëngjesit kur një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën në zonën pranë Shtyllave të Zeusit Olimpik në fillim të bulevardit Syggrou.

Bëhet me dije se shpërthimi ka qenë aq i fortë sa vala goditëse përveç dëmeve ne ndërtese ka shkaktuar dëme në pallatin ngjitur ku ka shpërthyer edhe zjarr, janë thyer xhamat dhe janë shembur fasadat, por edhe ne shumë objekte në një distancë rreth 150 metra.

Madje ka shkatërruar një taksi duke e shtyre disa metra larg, per fat te mire pa lënduar drejtuesin e saj si dhe disa automjete te tjera te parkuara aty pranë.

Në momentin e shpërthimit isha pikërisht përballë ndërtesës, ishte shumë i fortë, shikon ndërtesat përreth. Vala na hodhi dy korsi djathtas. Unë isha vetëm në rrugë, per fat nuk kishte asnjë problem qe te përplasesha me një makine tjetër”, u shpreh një taksist.

Mësohet nga raportimet se ne vendngjarje kanë mbërritur 18 zjarrfikës me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë, teksa nga shpërthimi është plagosur një 78 vjecar me djegie ne duar e ne këmbe.

Nga hetimet e para prej specialisteve pretendohet se ne zone ka rrjedhje te gazit, por ende nuk përcaktohet nese ky është shkaku i shpërthimit, ndërkohe qe nuk është gjetur mbetje eksplozivi apo lënde tjetër shpërthyese.