13shtator 2015 – Arrestimi i dy berberëve në Tiranë dhe reagimi social ka bërë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, të kërkojë nga vartësit e tij të mos bëjnë ndalime për raste ordinere.

Ditët e fundit u prangosën dy berberë se nuk kishin lëshuar kupon tatimor, madje ka të dhëna se arrestim janë bërë dhe për fermerë që shisnin vezë fshati apo bar për bagëtitë.

Për ironi, edhe gjykata e kryeqytetit vendosi që dy berberët të rrinë në burg pa afat, deri në fund të hetimeve!!!

/portali DurresLajm/