16 foshnjat që u gjetën vetëm pas tërmeteve katastrofike dhe që u nxorrën nga rrënojat në juglindje të Turqisë u transportuan drejt Ankarasë me avionin presidencial të presidenit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Të 16 foshnjat u gjetën të vetme në zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa dy prej tyre u shpëtuan nga rrënojat.

Mediet vendase bëjnë me dije se 16 foshnjat ndodhen aktualisht në spitalin e Ankarasë ku po marrin ndihmë mjekësore.