Një person që flet shqip është bërë viral gjatë ndeshjes Inter-Milan.

“Shqipe, e shqipe”, dëgjohet të thotë personi, ndërsa po këndohej himni i dy skuadrave, para nisjes së ndeshjes.

Ai ka thënë “shqipe” në momentin që një vajzë e vogël krah arbitrave bën shqiponjën me dy duar.

Kujtojmë se Interi kompletoi një vit perfekt në aspektin e derbit ndaj Milanit, pasi fitoi të 5 përballjet e 2023-shit, dy prej të cilave në kampionat, dy në Champions League dhe një në Superkupën e Italisë.

Zikaltrit triumfuan me rezultatin 5-1 pasditen e të shtunës në “San Siro”, aty ku diferencën e bëri armeni Heinrikh Mkhitaryan me dy gola e një asist, por nuk mbeti pas as Marcuis Thuram.