Ndeshja miqësore mes Kombëtares shqiptare dhe Katarit do të luhet në “Hartberg Stadion” të Austrisë. Miqësorja mes Shqipërisë dhe Katarit, e programuar më 29 maj në orën 17:30,  do të zhvillohet në “Hartberg Stadion” të Austrisë, në qytetin me të njëjtin emër.

Besojeni ose jo, ky stadium ka kapacitet vetëm prej 4500 ulësesh. Organizatori i kësaj ndeshjeje, IFCS, ka dhënë edhe detaje mbi mënyrën e shitjes së biletave për tifozët e të dy skuadrave, të cilat do të dalin në treg më 22 maj 2016. Biletat janë specifike për këtë impiant të vogël dhe janë dy llojesh: bileta në vende të ulura që kushtojnë 25 euro dhe bileta për ta ndjekur ndeshjen në këmbë që kushtojnë 15 euro dhe u përket zonave pas portave.

Ky stadium është shtëpia e skuadrës “TSV Hartberg”, skuadër e cila luan në ligën e dytë austriake.