Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka postuar në faqen e tij në “Facebook” njoftimin se Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Europës pas 29 vitesh.

Reagimi i Ministrit Hasani:

Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.