Shqipëria zhgënjen tifozët në Parma, duke u mposhtur në miqësore nga Kili 3-0 në një ndeshje ku kuqezinjtë bën shumë pak.

Në tërësi ndeshja foli për Kilin, që ishte superior nga fillimi i saj deri në fund.

Pas disa aksionesh të rrezikshme, në minutën e 20′ Vargas zhbllokoi ndeshjen dhe pjesa e parë u mbyll 0-1 për Kilin.

Në pjesën e dytë trajneri Silvinjo bën disa ndryshime, duke aktivizuar Laçin, Muçollin dhe Brojën në harkun e 11 minutave.

Dhe pikërisht ishte Broja, që në minutën e 76’ pati një shans të madh për të barazuar, por gjuajtja e tij ishte e dobët.

Më pas Kili dyfishoi shifrat në minutën e 84′ Bolanos, ndërsa në shtesë Davila (90’+3′), mbylli llogaritë.