Shqipëria lufton, provon, kërkon, por në fund në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, fiton Suedia 1-0.

Ndryshe nga paraqitja skandaloze kundër Kilit, kundër Suedisë, kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje të mirë duke i shkuar afër edhe golit në disa raste. 

Gjithsesi ky test do t’i shërbej trajnerit Silvinjo, që mori disa përgjigje të rëndësishme nga ekipi. 

Pavarësisht disa aksioneve për t’u veçuar, ku në një prej tyre Broja ishte protagonist, dhe kërkoi penallti, pjesa e parë u mbyll 0-0.

Inline image

Në pjesën e dytë sërish loja është e luftuar dhe me raste, ku Suedia kaloi në avantazh me Nilsson, që  shënoi me kokë.

Në disavantazh Shqipëria bën gjithçka, por nuk arrin dot të shënoj. Madje Silvinjo aktivizoi edhe Baren, Hoxhën, Hysajn, Cikalleshin, Muçin, Muçollin, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe në fund feston Suedia.