Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë. Lajmin e bën me dije Ministria e Jashtme, e cila ia komunikuar vendimin  Ambasadori rus në vendin tonë Aleksander Karpushin.

"Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik," thuhet në njoftimin e MPJ-së.

 Në këtë mënyrë, Qeveria shqiptare u bashkohet aleatëve të NATO-s për të dëbuar disa diplomatë rusë nga vendi pas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe.