12 shtator 2015 – Një shqiptar ka zënë vend të rëndësishëm në mediat italiane për veprimin e tij.

Nuk bëhet fjalë për një akt kriminal, ashtu siç jemi mësuar t’i shohim shpesh bashkëkombasit tanë në kronikat e vendit fqinj, por për një veprim të guximshëm që na bën të ndjehemi mirë e krenarë.

Ai është kthyer në heroin e momentit në zonën e Casal di Principes (Napoli), pas ndërhyrjes gjatë një grabitjeje të armatosur.

Shqiptari është përballur me grabitësit në hyrje të një supermarketi. Fillimisht është përleshur me grabitësin, të cilin e ka çarmatosur dhe e ka detyruar të largohet, bashkë me shokun që e priste në makinë.

Ngjarja ka ndodhur më 7 mars të këtij viti, por videoja është zbuluar sot, pas hetimeve që kanë çuar në shkatërrimin e bandës së grabitësve në Napoli, duke përfunduar 5 persona pas hekurave.

Shqiptari i paidentifikuar nga mediat italiane thuhet se është shpërblyer me një leje qëndrimi të veçantë për motive drejtësie. Ai po cilësohet si hero, pasi rrezikoi jetën e tij.

/S.L. portali DurresLajm/